Zavendëskryeministri serb i Kosovës: Ky asht prioriteti ynë

Zavendëskryeministri i ri i Kosovës dhe ministri për Kthim, Delibor Jevtic, ka thanë se Qeveria e Kosovës mvarët nga votat e Listës Serbe, mirëpo, ata nuk kanë me shantazhue, por kanë me i zgjidhë problemet se bashku.

Këto deklarata ai i ka ba për RTS, tue thanë se prioritet i tyne i parë ka me qenë kthimi i të zhvendosunve, përkatësisht 20 mijë qytetarëve të Serbisë që dëshirojnëme u kthye në Kosovë.

“Dueme theksue faktin e randësishëm se qeveria e Kosovës mvaret nga votat e Listës Serbe. Dhe, pozicioni ynë politik ka me qenë që të marrim vendime dhe ligje që zgjidhin probleme dhe të sigurojmë mbijetesën qytetarëve serbë”, ka thanë Jevtic.

Shperndaje në: