Zavendëskryeministri Stojanovic: Ka fashistë që po luftojnë kundër Kishës

branimir-stojanovic

Zavendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanovic ka akuzue qeverisjen komunale të Prishtinës se në mënyrë brutale ka tejkalue kompetencat e saj rreth kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, tue ndërhy në të drejtat pronësore të kësaj kishe si dhe lirinë fetare.

Zavendësi i kryeministrit Isa Mustafa ka thanë se nga anëtarët e Qeverisë ka marrë garanca se rreth kësaj kishe nuk duhet të përsëriten situatat e ditëve të fundit dhe se në këtë vend nuk duhet të krijohet kaos.

“Asht e qartë se ka ekstremistë, se ka fashistë, të cilët janë tue luftue për të mos përfundue ky tempull, por kjo nuk asht asgja e re. Ashtu si në vende të tjera që luftojnë kundër pranisë së serbëve si dhe kundër renovimit ose përfundimit të tempujve të tjerë, po ndodh e njajta gja edhe me kishën në Prishtinë”, tha Stojanovic sot në Gushtericë të Poshtme të Graçanicës.

Ndërkaq, i pyetun se a pret reagim mbas deklaratave të tilla, Stojanovic theksoi se roli i tij asht që të mbrojë interesat serbe, raporton Radio KIM, përcjellë Klan Kosova.