Zavendëskryeministri Stojanovic: Ushtria e Kosovës nuk asht në agjendën e Listës Serbe

branimir-stojanovic

Zavendëskryeministri i Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanovic, ka deklarue se nuk kanë me u kthye në institucione dhe se çashtja e ushtrisë së Kosovës nuk asht në agjendën e tyne.

Stojanovic tue folë në nji intervistë për Deutschewellen, ka thanë se ka mujt me përdor Demarkacionin si mjet për shantazhimin e Qeverisë, por nuk e ka ba këtë, simbas tij, pamvarësisht se shumë marrëveshje nuk janë realizue.

“Ndoshta dikush ka dashtë që me prezentue gjendjen, sikur prezenca apo jo e deputetëve serbë, e ka pamundësue vendimin. Por, ma vonë asht dëshmue se vendimi nuk mvaret nga prezenca jonë. Për këtë vendim nuk egziston shumica në parlament”, ka deklarue Stojanovic.

Politikani serb në Qeverinë e Kosovës ka pohue se çashtja e ushtrisë së Kosovës nuk asht në agjendën e tyne.

“Kjo temë asht bukur poshtë në agjendën tonë”, ka thanë Stojanovic.