Zavendëskryeministrja serbe shkakton “tërmet” në Serbi me deklaratën e saj për Kosovën

Zavendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovic, ka thanë se çashtjen e Kosovës duhet me pa realisht, pa mite, legjenda dhe rrehje gjoksi patriotik.

“Duhet të shohim se ku jemi, çfarë fqijësie kemi, sa jemi të fortë, cilat janë dobësitë dhe kërcënimet tona dhe në bazë të nji pasqyre reale të shohim zgjidhjet e mundshme”, tha Mihajlovic, raporton Beta.

Ajo ka vlerësue se dialogu për Kosovën ishte dashte me tregue nëse gjenerata e tashme e politikanëve asht e aftë me gjetë zgjidhjen e këtij problemi, përcjell Telegrafi.