Zavendësministri e jep nji lajm te keq për vizat!

Zavendësministri i integrimeve europiane, Ramadan Ilazi, i tha Radios Europa e Lirë se liberalizimi i vizave për Kosovën ka shumë gjasa të përmbyllet deri në fund të vitit, mbasi të jenë përmbush kërkesat e Komisionit Europian për lëvizje të lirë.

Ilazi tha se zhvillimet mbrenda BE’s mbrenda javëve të ardhshme munden me ndikue në ngadalësimin e marrjes së vendimit për liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës.

“Kjo asht bindja jonë e thellë që Kosova ka me marrë liberalizmin e vizave deri në fund të vitit, kuptohet, përveç nëse do të ketë ndonji surprizë të paparashikueme, ku debati rreth zonës Schengen që asht tue u zhvillue në BE të merr nji kahje tjetër. Mos te harrojmë që gjatë Qershorit kemi zhvillime të tjera të randësishme, si asht referendumi për Britaninë e Madhe, për fatin e këtij shteti në raport me Bashkimin Europian, do të mbetet apo do të largohet nga Bashkimi Europian”.

Komisioni Europian në fillim të muejit Maj, në nji raport të tij, ka propozue liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, të kundërthanshëm për opozitën dhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem.
Komisioni tha se ka me mbrojtë propozimin e tij para Këshillit Europian dhe Parlamentin Europian, dy institucione që duhet me vendos për çashtjen e liberalizimit të vizave paraprakisht.

 

RAMADAN ILAZI