Zavendësministri Ilazi kallxon kur ka me u ba liberalizimi i vizave!

RAMADAN ILAZI

Mosratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, po e mban peng liberalizimin e vizave.

Të paktën kështu po vlerësojnë në Qeverinë e Kosovës.

Zavendësministri i Integrimeve Europiane, Ramadan Ilazi, thotë për Indeksonline se nëse Kuvendi i Kosovës, ka me ratifikue marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, atëherë gjatë muejit Tetor ka me u marrë nji vendim pozitiv për qytetarët e Kosovës.

Por, ai asht optimist se do të arrihet nji ujdi për demarkacionin dhe liberalizimi i vizave ka me ndodhë mbrenda këtij viti.

Ilazi, i cili se fundmi asht zgjedh drejtor i Institutit të Mbrendshëm të PDK’s, thotë se ky institut ka me qenë i natyrshem për angazhimin e ekspertëve që i janë bashkue PDK’s vitet e fundit.