Zavendësndihmëssekretari i SHBA’ve: Jemi këtu për ta mbështetë Presidentin e ri

Hoyt Brian Yee

“Jemi këtu për ta mbështet Presidentin e ri dhe Shtetet e Bashkueme t’Amerikës janë mbështetëse të fuqishme të Kosovës, sidomos, “na jemi shumë mbështetës për Kosovën në proceset demokratike”, ka thanë Zavendësndihmëssekretari i Shtetit Amerikan për Çashtje të Europës dhe Euro-Azisë, Hoyt Brian Yee, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thanë se tash e nji kohë të gjatë vazhdimisht e ka vizitu Kosovën dhe se kur gjana pozitive ndodhin këtu, SHBA’t janë përkrahëse pakushte.

“Asht shumë kënaqësi të jem në Kosovë. E vizitoj këtë vend që nga vitet 90’ta dhe sa herë vij këtu shoh diçka pozitive. Jam këtu në inaugurimin e presidentit, dhe kjo asht hera e parë që kemi nji tranzicion të tillë në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit”, tha ai.

Simbas tij, asht ngjarje e mirë për me u takue me qeveritarët e presidentin, për me ju shpreh dëshirat tona për t’ardhmen ngase Shtetet e Bashkueme t’Amerikës janë mbështetëse të fuqishme të Kosovës.

“Na jemi shumë mbështetës për Kosovën në proceset demokratike. Kosova po ecë përpara me demokraci dhe ekonomi. Jemi këtu për ta mbështet presidentin e ri, për ta shpreh mirënjohjen dhe për te kremtue t’ arritunat e shtetit të Kosovës”, ka thanë Yee.