Zavendëspresidenti amerikan Biden javën e ardhshme në Kosovë

Zavendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka me vizitue Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme, ka njoftue mbramë Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e turneut ballkanik prej 15 e deri më 17 Gusht, thuhet se zoti Biden ka me mbajtë takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por nuk asht thanë se për cilat çashtje ka me u diskutue.

Prej zyrtarëve të naltë të Shteteve të Bashkueme, Sekretari i shtetit, John Kerry, e ka vizitue Kosovën dhe Serbinë në muejin Dhetor të vitit të kaluem.

Vizita e tij në Prishtinë ishte theksim i shqetësimeve perëndimore për ritmin e ngadalshëm të progresit, 16 vite mbasi NATO e udhëhequn nga Shtetet e Bashkueme, e vuni Kosovën në rrugën e pamvarësisë, raporton agjencia Reuters nga Washingtoni, tue shtue se Kosova, me popullatë shumicë shqiptare myslimane, por vend sekular dhe në mënyrë të fuqishme pro-amerikan, e ka shpall pamvarësinë në vitin 2008.

 

bidenkosovo