Zbardhen planet e Dikic’it në Malin e Zi, qe si tentoi me përmbysë shtetin!

Mediat malazeze kanë publikue nji pjesë të nji bisede të ish-shefit të Xhandarmënisë serbe Bratisllav Dikic, e cila ishte kap shtatë ditë para ditës së zgjedhjeve kur u arrestue vet i 20’ti nga policia malazeze.

Transkripti nxjerrë se Dikic kishte planifikue me bashkëpunëtorët e tij me arrestue Milo Dukanovic’in.

Poashtu, Dikic kishte pas koordinim me disa subjekte politike në Mal të Zi të cilat kishin me shpall fitoren në Kuvend dhe disa struktura nga Rusia të cilat bajnë fushatë kundër NATO’s, shkruen tanjug.

Dikic kishte qendrue 2 ditë në Podgoricë, pastaj kishte lëviz në Cetinje, Nikshiq, dhe Virpazara dhe jo në Ostroga siç kishte deklarue avokati i tij.

Dikic u arrestue në Malin e Zi vet i 20’ti për tentim sulme terroriste në këtë shtet.