Zbardhet biseda dramatike mes shefit të policisë turke dhe ushtarëve puçistë

Tashma që situata asht qetësue në Turqi, mediat kanë arritë me i zbardhë edhe bisedat në momentet e para të grushtit të shtetit, mes shefit të policisë së Stambollit, Mustafa Caliskan, me ushtarët komplotistë.

Caliskan ju ka ba thirrje ushtarëve që mos me ju bindë urdhnave për grusht shteti, por me i dorëzue armët dhe mos me derdhë gjakun e civilëve të pafajshëm dhe të oficerëve të policisë që luftojnë për mbrojtjen e vendit.

Caliskan: “Po të foli si vëlla, don me derdhë gjakun e policisë turke?

Përgjigja e ushtarëve: “Miq, na kemi me i përmbushë detyrat e përcaktueme”.

Ndërkohë që gjatë bisedës mes tyne Caliskan ju përgjigjet premë thirrjeve të ushtarëve që forcat e policisë të dorëzohen: “Nuk do kemi me lëshue asnji centimetër. Zoti i bekoftë të gjithë kolegët e mi!”.