Zbardhet dosja: Qe kush janë personat ma të rrezikshëm në Tiranë, mes tyne tri femna

3 femna nga 12 persona në total, përbahet lista e personave ma të rrezikshëm në Tiranë. Policia e Tiranës ka publikue listën e tyne, së bashku me fotot dhe të dhanat e tjera që munden me i ndihmue qytetarët për me i identifikue.

Kjo asht lista e plotë:

1- Eduart Xhavit Kurti, i dënuem me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

2- Eduart Gani Kuliçi, i dënuem me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

3 – Bashkim Riza Ferati, i dënuem me 20 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

4 – Kujtim Demir Demiri, i dënuem me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i të mitunve”.

5 – Blenis Mihallaq Shyti, i dënuem me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

6 – Fation Agim Muharremi, i dënuem me 11 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes”.

7 – Kreshnik Dëfrim Spahiu, i dënuem me 25 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”.

8 – Valentina Gëzim Tufina, e dënueme me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i landëve narkotike”.

9 – Endrit Arben Daci, kërkohet për veprën penale të vrasjes së mbetun në tentativë.

10 – Adriana Rakip Çakmak, e dënuar me 16 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të mashtrimit.

11 – Çetina Xheladin Zajmi, e dënueme me 12 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të randa”.

12 – Florjan Robert Qafa, kërkohet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve”.