Zbardhet letra e Obama’s për Trump (dokument)

Barack Obama kaloi momentet e fundit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, tue shkruejt nji letër për mbasardhësin e tij, Donald Trump. “Për Presidentin”, shkruente dosja, që Trump gjeti në zyrë disa minuta mbas betimit Kallnorin e kaluem.

Muej ma vonë, CNN siguroi përmbajtjen e kësaj letre, e cila asht komunikimi i fundit mes Presidentit të 44 dhe 45 të SHBA’ve.

“Para së gjithash, na jemi të bekuem, në mënyra të ndryshme dhe me shumë fat. Jo të gjithë janë me aq fat. Na duhemi me ba gjithçka që mundemi me krijue ma shumë mundësi për çdo fëmi dhe çdo familje që synon me punue shumë dhe me pasë sukses.

Së dyti, lidershipi amerikan asht me të vërtetë i nevojshëm në këtë botë. Mvaret prej neve, nëse nëpërmjet veprimeve dhe shembujve kemi me ruejt rendin ndërkombëtar, ashtu siç asht formue nga fundi i Luftës së Ftoftë, në të cilën bazohet prosperiteti dhe siguria jonë.

Së treti, na jemi vetëm zotnues të përkohshëm të kësaj zyre. Kjo na ban “roje” të institucioneve dhe traditave demokratike, si respektimi i ligjeve, ndamja e pushtetit, barazia dhe mbrojtja e lirive politike që pararendësit tanë mbrojtën dhe luftuen. Pa marrë parasysh presionin e jetës së përditshme në politikë, na takon me sigurue që këto mjete të Republikës sonë të mbeten të paktën po aq të fuqishme sa i gjetëm” – shkruhet në nji pjesë të letrës që Obama la në zyrën ovale për Trump.