Zbatimi i Ligjit për Sigurime Shendetësore nis prej vitit tjetër

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për Fondet Pensionale të Kosovës, ku me këtë mundësohet zgjanimi i investimeve të mjeteve në letra me vlerë në institucione financiare.

Po ashtu, kjo Qeveri miratoi edhe propozim vendimin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor të obligueshëm për krejt qytetarët e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani e arsyetoi këtë vendim, ku tha se këshilli përgaditor ka konstatue se janë nxjerrë krejt aktet nënligjore, dhe ky vendim mund të zbatohet prej 1 Kallnorit të vitit 2017.

Edhe kryeministri, Isa Mustafa theksoi randësinë e këtij vendimi për sigurimet shendetësore.

Ai tha se ky vendim ka përkrahjen e Qeverisë.

Qeveria po ashtu ka miratue propozim vendimin për shfuqizimin e Vendimeve të Qeverisë dhe shperbamjen e Komisionit Ndërministror për Udhëheqjen e projektit për zhvillimin e Brezovicës.

Ministrja e MTI, Hykmete Bajrami tha se janë tue punue për nji plan B për privatizimin e kompleksit Brezovica.