Zbogar: Demarkacioni ishte kusht nga BE’ja qysh në 2012 dhe politikanët kanë qenë n’dijeni

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’s në Kosovë, Samuel Zbogar, i tha Radios Europa e Lirë se “paaftësia e elitës politike në Kosovë për me arritë pajtueshmëni për interesin strategjik kombëtar dhe nji marrëveshje për interesat strategjike kombëtare”, e pengon procesin e integrimeve europiane.

Ai tha se, interesat politike dhe njikohësisht luftat politike po i zavendësojnë interesat kombëtare.

Samuel Zbogar tha se, dialogu dhe normalizimi i marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë “kusht për hapat e matejmë të Prishtinës e Beogradit në marrëdhaniet me BE”.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’s, Samuel Zbogar, tha se përgjegjësia për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi bjen mbi politikanët e Kosovës dhe shfaqi shpresën e tij se deri me 1 Shtator “deputetët kanë me u bindë për me votue atë”.

Zbogar theksoi se, Demarkacioni i kufinit me Malin e Zi ishte kusht i vnuem nga BE’ja që prej vitit 2012 dhe se politikanët në Kosovë kanë qenë në dijeni të tij qysh prej atëherë.