Zbogar e Çollaku thonë se presin raport pozitiv në procesin e liberalizimit të vizave

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, u takue sot me përfaqësuesin special të BE’s njiherit shef i Zyrës së BE’s në Kosovë, Samuel Zbogar, me të cilin diskutuen për zhvillimet e fundit në agjendën europiane të Kosovës.

Zbogar përgëzoi ministrin Çollaku për hymjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tue ofrue mbështetjen e BE’s në zbatimin e saj.

Ata diskutuen edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe u konstatue se raporti nga misioni vlerësues i muejit Mars lidhun me përmbushjen e 8 rekomandimeve të fundit të KE’s në këtë proces, pritet me qenë pozitiv dhe ka me i hape rrugë vendimit meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.