Zbogar: I kënaqun që e ndjeva gëzimin e liberalizimit të vizave për kosovarët në fund të mandatit tim

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë, Samul Zbogar, mbas vendimit për rekomandim pozitiv nga Komisionit Europian për liberalizimin e vizev, ai theksoi se kjo asht nji ditë e madhe për qytetarët dhe instutucionet e vendit.

“Prej ditës t’parë që kam ardh në Kosovë jam pyet nga studentët, mediat, shoqnite civile se kur kane me u liberalizue vizat, e unë gjithmonë kamë thanë që shumë shpejt dhe kjo ditë erdhi. Jam shumë i lutmun dhe i kënaqun që jam këtu në këtë ditë të randësishëm për Kosovën kur Komisioni Europian rekomandoi me i heq vizat për qytëtarët e Republikës së Kosovës”, tha Zbogar.

Tu’ e pa e tue e ndi gëzimin e qytetarëve, Zbogar uroi Qeverinë dhe Kuvendin e Kosoves që kane punue për me i përmbush rekomandimet.

E se kur ka me nis lëvizja e lirë për kosovarët, Zbogar tha se shpreson që kjo ka me ndodh sa ma shpejtë që asht e mundun.

“Këtu ndjehem ma mirë dhe ma në paqe që po ndodhë kjo në fund të misionit tim këtu”, përfundoi ai.