Zbogar i thotë lamtumirë Kosovës, qe ku shkon!

Diplomatit slloven, Samuel Zbogar, i kanë mbet vetëm edhe shtatë javë mandat si shef i Zyrës së Bashkimit Europian (BE) në Kosovë dhe më pas karrierën diplomatike pritet me  vazhdue në Maqedoni.

Zhogar do të jetë pasardhës i diplomatit estonez, Aivo Orav, i cili që nga viti 2012 ka shërbye si ambasador i Bashkimit Europian në Shkup.

Drejtuesit e Zyrës së BE’s në Prishtinë konfirmojnë për gazetën “Zëri” se mandati i shefit të tyne përfundon më 31 Gusht 2016.