Zbogar, qe çka thotë për levizjen n’Europë

zbogar

Janë ba shumë lojna politike, por asht momenti që udhëheqësit e Kosovës ta shohin Kosovën si interesin kryesor.

Kjo ka qenë porosia e Samuel Zbogar, shef i Zyrës së BE’s në Prishtinë, i cili gjatë nji diskutimi në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, tha se partitë e koalicionit dhe opozita duhet ta kenë primare Kosovën dhe duhet të pranohet që koalicioni e ka shumicën.

“Opozita e luen nji rol shumë të randësishëm. Liderët e vendit duhet të vendosin se çka asht ma e mira për Kosovën dhe qytetarët që ata të shohin t’ardhmen në Kosovë dhe kjo arrihet përmes dialogut mes partive”, ka thanë Zbogar.

Simbas tij, ajo çka i duhet Kosovës asht ekonomia dhe vendet e reja të punës.

“MSA, e cila hyn në fuqi me 1 Prill, asht arritja ma e madhe dhe kontrata e parë mes Kosovës dhe BE’s.
Kjo marrëveshje ka me fuqizue ekonominë dhe luftën kundër korrupcionit. Mvaret nga Kosova se a ka me ba këtë marrëveshje me funksionue për qytetarët e saj”, potencoi shefi i Zyrës së BE’s në Prishtinë.

Ma tej, ai tha se asht i vetëdijshëm që qytetarët e Kosovës presin me padurim levizjen pa viza në vendet e BE’s.