Zbogar: Sa gjueni shishe, gjueni propozime

Shefi i zyrës së BE’s në Kosovë Samuel Zbogar, ka shkrue disa fjalë për situatën në Kosovë tue e krahasue me vitin 2012, kohë kjo kur ai ka marrë pozitën që ka tani.

Zbogar në shkrimin e tij të publikuem në portalin European Western Balkans, flet për procesin e MSA’s, arritjet që janë ba në këtë proces dhe liberalizimin e vizave.

Tue vlerësue edhe proceset tjera në Kosovë, Zbogar ka edhe disa mesazhe për politikanët, si opozitë por edhe pozitë.

Përfaqësuesi i BE’s për Kosovën,i ka cilësue marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe krijimin e Gjykatës Speciale si ma t’vështirat po edhe ma t’randësishmet për Kosovën në këto vitet e fundit.

Zhbogar ka sigurue se marrëveshjet e arrituna kanë me u impelemntue në tansi.

“MSA ka me hy në fuqi këtë pranverë, Dhomat e Speciaizueme kanë me fillue me funksionue dhe Asociacioni/Bashkësia ka me u jetësue”.

Zbogar lut politikanët me i lanë hedhjet e shisheve dhe me ju kthye dialogut dhe propozimeve.

“Për fat të keq, gjatë disa muejve të fundit politikanët e Kosovës kanë kalue shumicën e kohës dhe shpenzuen shumicën e energjisë tue u marrë me veten e tyne në vend që të merren me atë që njerëzit kanë nevojë: përmirësimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive për vende të reja pune, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin korrupsionin si parakushte për mirëqenien ekonomike”- ka shkrue ai.

Shefi i Zyrës së BE’s, ka shkrue që Kosova asht shumë afër lëvizjes së lirë në Europë.

“Në fund të vitit të kaluem, Komisioni Europian paraqiti raportin e tij përfundimtar për përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave të Kosovës. Kemi ardhë afër fundit të udhëtimit. Na kemi besim se Kosova mund të përmbushë disa rekomandime të mbetuna në nji të ardhme të afërt. Sa ma shpejt që kjo të bahët, Komisioni ka me iu propozue shteteve anëtare të BE’sdhe Parlamentit Europian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.”- shkruen Zbogar.

Simbas Zbogar, ky nuk ka me qenë nji vit i lehtë, por ai asht optimist për të ardhmen.