Zbogar: Sot ka arsye për me festue!

zbogariiiii

Përfaqësuesi i BE’s Samuel Zbogar dhe ministri i Integrimeve Europiane Bekim Çollaku po vizitojnë aktivitetet e organizueme në sheshin “Skënderbe”.

Këto aktivitete janë organizu në kuadër të fushatës për sensibilizim ndaj Bashkimit Europian.

Rekomandimi pozitiv i vizave në Kosovë po zhvillohet me nji sërë aktivitetesh.

Përfaqësuesi i BE’s Samuel Zbogar tha se janë shumë gjana që duhet të festohen sot.

Asht nji ditë e madhe për Kosovën. Duhet të punohet shumë por sot po festojmë”, ka thanë Zbogar.

Ministri i Integrimeve Europiane Bekim Çollaku tha se kemi shume rrugë për me ba nga vizioni i këtij procesi.

“Janë meritor krejt qytetarët e Kosovës. Më vjen mirë që kjo ditë po shenohet edhe tek ne. Duhet të jemi krenar”, ka thanë Çollaku.

 

zbogarii