Zbogar: Të festojmë sot, sepse nesër na presin punë të randa

9 Maji, Dita e Europës, ka marrë kuptim shumë ma të plotë dhe domethanës me të marrë Kosova rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Kështu ka deklarue Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku zyra e Bashkim Europian në Kosovë ka hapë aktivitet për nderë të kësaj dite.

E natyrisht që pjesë e hapjes së këtyne aktiviteteve ishte edhe përfaqësuesi i zyrës së BE në Kosovë, Samuel Zbogar i cili tha se dita e sotme duhet me u festue, sepse nesër na pret nji punë e randë.

“Asht kënaqësi ta festojmë ditën e Europës se bashku dhe na kemi shumë arsye që shumë gjana të festojmë. Dhe natyrisht kjo ditë pason mbas të gjitha atyne sukseseve që ndodhën javën e kaluese. Të festojmë sot, sepse nesër na presin punë të randa”, tha ai.

E për nderë të kësaj feste, në shesh deri në orët e vona të mbramjes ka me pasë aktivitete të shumta.