Zbogar: Turqia mundet me ndikue në vonimin e liberalizimit të vizave edhe për Kosovën

Përfaqësuesi në largim i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar deklaroi se nuk dihet ende nëse vendimi mbi liberalizimin ka me u marrë individualisht apo në pako me vendet e tjera që po presin.

Mospërmbushja e kritereve për liberalizim të vizave nga ana e Turqisë mundet me ndikue në vonimin e liberalizimit per Kosoven edhe nëse kushtet janë plotësue tanësisht nga ana kosovare.

Zbogar tha për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, që Kosova duhet me ba çdo gja që i asht kërkue për me fitue liberalizimin, megjithëse ajo mundet me qenë vendim në grup.

“Zakonisht kjo merr disa muej, nga koha e propozimit deri atëherë kur qytetarët fillojnë të lëvizin pa viza. Si gjithmonë me Kosovën, edhe kësaj here, ka komplikime. Natyrisht që kësaj here komplikimi lidhet me Turqinë, sepse asht nji pako për Turqinë, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën dhe nuk e dimë se si këto komplikimet me Turqinë mund të ndikojnë apo jo liberalizimin e vizave me vendet tjera”, tha Zbogar.