Zbulimi qe ju shokon për Nicen, të implikuem edhe policët!

Nuk ka qenë policia ajo që ka ndalue kamionin që u përplas me turmën në Nice, në Korrik të këtij viti, ku gjetën vdekjen 86 persona dhe u plagosën qinda të tjerë.

 

Nga hetimet e policisë, kamioni që vrau 86 persona në 14 Korrik, ka frenue vetë dhe nuk asht ndalue nga forcat e rendit, siç pretendohej nga Ministri i Mbrendshëm francez.

 

Lajmi u bë publik në nji emision të përditshëm në nji stacion televiziv lokal.

 

Simbas procesverbalit që publikoi gazetari francez  Azzeddine Ahmed-Chaouch, kamioni që masakroi 86 persona nuk ka ec për 45 sekonda, siç pretendon policia, por ka përshkue turmën për 4 minuta e 17 sekonda.

 

Gazetari i TMC franceze, gjithshtu bani  të ditun se ka qenë vetëm nji kerr policie në vendngjarje dhe kërkoi publikisht dorëheqjen e disa zyrtarëve të perfshimë në ketë rast.