Zbulohen detaje nga ditari i Astrit Deharit në burg!

Aktivisti i  Levizjes Vetëvendosje, i ndjeri Astrit Dehari ka mbajt ditar gjatë kohës sa ka qendrue në paraburgim në Prizren, ndërsa në të ka detaje shumë interesante për secilën vizitë që i kanë ba familjarët e tij, gjithmonë të shoqnuem nga aktivistët e Vetëvendosjes.

Indeksonline e ka sigurue ditarin e Astrit Deharit, që ka dheta letra të shkrueme nga ai, e ku rrëfehen detaje të komunikimit të tij me familjarët dhe aktivistët e Vetëvendosjes.

Ky portal ka me publikue sot nji pjesë të nji letre të shkrueme së fundmi nga Dehari, ku tregon se si aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e lejonin asnjiherë me qendrue vetëm me prindit e tij, apo me motrën e bashkëshorten, pa qenë edhe dikush prej tyne prezent.

Në këtë pjesë të letrës, ai ka shkrue edhe se Sekretari i VV’s, Dardan Molliqaj i ka thanë të mos mërzitet për faktet rreth akuzave që e randonin për sulmin ndaj Kuvendit, mbasi e kishte sigurue se me këtë pjesë ka me u marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Ai e ka përmend në këtë letër edhe nji person me emnin Muharrem, por i cili nuk dihet kush asht.

“Më ra shumë pak të flas me nanën, baben e Artën. Më treguen se e kanë takue Muharremin e madje ai as që ka dit se jam në burg.

Më thanë të mos mërzitem fare.

Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret “Lëvizja”, thuhet ndër të tjera në faqen e ditarit të Astrit Deharit, i cili ka mbi 60 faqe të shkrueme.