Zbulohen emailet e Colin Powell: Kështu e quen Donald Trump’in

“Nji fatkeqësi kombëtare!”. Kështu e quen ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, kandidatin republikan për presidencën Donald Trump në disa e-maile personale, të cilat janë ba publike së fundi.

Komentet e gjeneralit me 4 yje u zbuluen mas mësyemjes së llogarisë së tij nga nji sulm kibernetik.

E-mailet u publikuen në “DCLeaks.com”, faqe që asht lidhun edhe me sulme të tjera të profilit të naltë.

Powell, i cili qëndroi në heshtje gjatë zgjedhjeve paraprake, nuk pranoi të komentonte rastin, por as nuk e mohoi atë.

Vlerësimet për manjatin e pasunive të patundshme ai i kishte ba gjatë nji korrespondence elektronike të dërgueme në 17 Gusht për Emily Miller, nji gazetare dhe ish-ndihmëse e Powell.