Zbulohen emnat: Qe kush nga BDI ka me deshmue në rastin ‘Kumanova’

Avokati mbrojtës i rastit “Lagjja e Trimave – Kumanova”, Naser Raufi, në seancën e sotme gjyqësore ku po mbahej gjykimi i Sulejman Osmanit, i cili asht pjesë e “grupit të armatosun të Kumanovës”, ka zbulue emnat e deshmitarëve të cilët pala mbrojtëse ka me i  ftue në seancë gjyqësore, raporton Portalb.mk.

Raufi ka thanë se në mesin e deshmitarëve ka me pasë politikanë dhe funksionarë nga radhët e pushtetit.

“Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Artan Grubi, Zimri Qamili, Arif Asani, Shenasi Mehmeti, Nimetulla Abdullahu, Sadulla Duraku, Sasho Mijallkov, Mitko Çavkov, Stojanço Angellov, Isni Shaqiri, Ejup Alimi..”, janë disa prej emnave të përmendun nga avokati mbrojtës Raufi.

Në seancën e sotme gjyqësore, i dyshuemi nga Prokuroria Publike për veprat penale “terrorizëm” dhe për “logjistik të grupit të Kumanovës”, Sulejman Osmani, ka thanë se nuk ndjehet fajtor për veprat për të cilat Prokuroria Publike e akuzon në aktakuzën e saj.

Sulejman Osmani ose i quajtun si “Komandant Sula” asht ekstradue më 22 Qershor të këtij viti, nga Kosova në Maqedoni.

 

Vitin e kaluem në Lagjen e Trimave në Kumanovë, nji grup i armatosun asht përlesh me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njisitet speciale dhe nga njisitet e veçanta të MPB’s, 42 u plagosën.

Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosun.