Zbulohen formularët e ISIS për 22 mijë xhihadistë!

Disa dokumente të Shtetit Islamik, në të cilat ndodhen emnat e 22 mijë militantëve islamikë nga 51 vende të ndryshme janë në duert e shërbimeve të sigurisë amerikane.

Dokumentet e sigurueme nga “Sky News” mund të zbulojnë terroristë, të cilët kanë planifiku sulme n’Europë.

Në to gjenden të dhana për 22 mijë të rekrutuem nga vende të ndryshme të botës, perfshi Britaninë e Madhe dhe vende të tjera t’Europës, SHBA’ve, Kanadanë, Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Dokumentet janë kryesisht formularë të plotësuem nga persona, të cilët donin t’i bashkoheshin grupit terrorist.

Secili prej tyne perbahet nga 23 pyetje të karakterit personal.

Disa prej këtyne dokumenteve janë publiku nga “Zaman Al Wasl”, nji portal i opozitës siriane.

Fletët janë të shkrueme në gjuhën arabe dhe mbajnë logon e Shtetit Islamik.

Simbas “Zaman Al Wasl”, pjesa ma e madhe e të rekrutuemve vijnë nga vendet arabe, si Arabia Saudite, Tunisia, Morocco dhe Egypt, të cilët përbajnë dy të tretat e xhihadistëve.