Zbulohen hartat të reja që vërtetojnë se vendi ka humbë territor!

Simbas nji dokumenti që rrjedhi sot pak para debatit për demarkacion mund të konstatohet se edhe parimi i efiktiv mbi posedimin e territorit asht shkel nga komisioni shtetnor për shenimin e vijës kufitare.

Në nji hartë të cilën e ka sigurue “Gazeta Blic” shihet qart se kush çfarë kishte nën mbikqyrje dhe në cilën pjesë.

Harta deshmon se segmenti i rrugës nga Peja deri në kullë të Zhlebit asht kontrollue dhe mirëmbajt nga organet shtetnore të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër nga Kulla deri në Rozhajë nga ana malazeze.

Harta 1:50000 asht në gjuhën serbe dhe e shkrueme ne alfabetin cirilik, por vija e kuqe që kalon nëpër Kullë të zhlebit paraqet kufinin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi.

 

hartaaaa