Zbulohen shpijunat e Shqipnisë në botë, qe sa ka në Kosovë (Dokument)

Nji pakujdesi e Shërbimit Informativ Shtetnor ka zbulue vendet ku Shqipnia ka “shpijunë”.

 

Normalisht, lista të tilla duhet të mbahen sekret, masi “armiku” mund t’ju çjerrë maskën.

Gjithsesi, të dhanat e sigurueme nga “Shqip” ndodhen të publikueme në Agjencinë e Prokurimit Publik.

 

Simbas dokumenteve, SHISH ka hap nji tender për “për blemje sigurimi shëndetësor”.

 

Fondi limit ashta 2 milion lekë të reja dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin asht 12 muej.

 

Subjektet e interesueme kanë kohë deri më 31 gusht të paraqesin ofertë.

 

 

Në dokumentet që shoqnojnë këtë prokurim ndodhet edhe numri i personelit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përfaqësitë diplomatike.

 

Në Kosovë asht nji koordinator, ndërsa ai shoqnohet nga 3 pjesëtarë të familjes.

 

Në Belgjikë janë dy koordinator, ku njan ka dy pjesëtarë në familje dhe tjetri nji.

 

Një tjetër punëtor i SHISH asht në Serbi, i cili ka në përbamje familjare nji person.

 

SHISH ka nga nji punëtor edhe në Itali e Greqi. Këta nuk kanë familjare me vete. Ndërkohë, në Maqedoni, asht nji tjetër punëtor, i cili ka katër pjesëtarë në familje.

 

Gjithsej, Shërbimi ka 7 koordinatorë, të cilët, në total, kanë 11 pjesëtarë familje. SHISH ka kërkuar që 18 personat në fjalë me ju sigurue shëndeti.

 

Shish