Zbulohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet Lokale

Ende pa përfundue procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, po pregaditemi të futemi në nji proces tjetër zgjedhor.

Kësaj here për zgjedhje të rregullta lokale. Burimet e Indeksonline të afërta me procesin kanë thanë se janë dy data të mundshme për me u mbajtë zgjedhjet lokale. 22 Tetor ose 29 Tetor, njana prej tyne ka me qenë dite zgjedhore në Kosovë.

Datën e zgjedhjeve shumë shpejt ka me shpallë Presidenti i vendit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka me i nis menjiherë pregaditjet për këtë proces.

Mësohet se fushata parazgjedhore ka me zgjatë nji muej.