Zbulohet diçka e jashtëzakonshme në shtëpinë e Ali Ahmetit!

Një varrezë masive asht gjet në oborrin e shtëpisë të kryetarit të BDI’s, Ali Ahmeti.

Lajmi asht konfirmue edhe nga vet politikani shqiptar, i cili kishte njoftue edhe nji konferencë të jashtëzakonshme për media në Zajaz të Kërçovës.

Simbas raportimeve të para, nuk dihet se cilët mund të ishin viktimat në këtë varrezë masive, nëse ka burra, gra dhe femijë, dhe nëse pjesa ma e madhe e tyne të ishin qellue në krye.

Udhëheqësi i BDI’s, Ali Ahmeti ka me kërkue me siguri që të autorizohen grupe të posaçme ekspertësh për gjetjen e viktimave.

Në këtë varrezë dyshohet se ndodhen eshtrat e viktimave që janë vra vite e vite ma parë në Maqedoni.

Ngjarja raportohet e randë dhe ndoshta aty mund të zbulohen edhe krimet ma të randa ndaj njerëzimit që kanë ndodh në Maqedoni.

Në vendngjarje kanë shkue edhe prokurorë dhe policia për me hetue të gjitha deshmitë për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka sigurue fotot e para nga eshtnat që janë gjetë në varrezën masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit.

Zhvarrosja e tyne ka fillue, teksa janë nxjerrë disa prej eshtnave të gjetuna.

Mesohet se ato kanë me u dërgue për ekspertizë të matejshme dhe më pas kanë me u  rivarrosë në vendet e përcaktueme.

Simbas asaj që raporton “Zhurnal”, ende nuk dihet nëse këta eshtna datojnë nga hordhitë çetnike të vitit 1913, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botnore, apo ma vonë.

 

1-foto

 

 

2-foto

 

3-foto