Zbulohet drogë e konsiderueshme nga Policia në Gërmi

Rreth orës tre të mëngjesit në Parkun e Gërmisë asht kapë sasi e konsiderueshme e narkotikëve.

“Asht arrestue i dyshuemi mashkull K/Shqiptar mbasi që gjatë kontrollimit të kerrit të tij i janë gjetë dhe konfiskue 36.6 gram hapa të dyshuem për drogë sintetike dhe 242 gram materie e ngurtë të dyshuem për narkotikë të llojit Speed”, thuhet në raportin policor.

Droga e llojit “Speed” asht drogë e rrezikshme dhe thirret “speed” si emën i rrugës. Ajo asht amfetanimë sulfate e klasës B.

Gjatë hetimeve asht identifikue dhe arrestue edhe nji i dyshuem tjetër mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës.