Zbulohet e vërteta qe vrau 12 mijë njerëz në Londër me 1952 (foto)

Në vitin 1952 në Londër vdiqën mbi 12 mijë njerëz si pasojë e nji mjegulle helmuese.
Për shumë vite shkenca deshtoi me shpjegue këtë fenomen se si ka mundësi që mjegulla me vra 12 mijë persona.

Deri para pak kohësh mendohej se mbas kësaj masakre mshefeshin alienët, të cilët u mshefen nën mjegull  dhe arritën me vra 12 mijë njerëz.

Por jo, e gjithë kjo teori sot bje poshtë, mbasi ekspertët kanë zbulue të vertetën.

Shkencëtarët besojnë se gjatë kësaj periudhe në krejt Londrën digjej qymyr për ngrohje, i cili mbas djegies leshonte dioksid sulfuri, i cili mbasi u bashkue me mjegullën u kthye në acid sulfurik, dhe kushdo që ra në kontakt me të vdiq, shkruen syri.net

Megjithatë shkencëtarët ende nuk e kanë qartësue se si u ba i mundun ky shndërrim, apo se çfarë elementi tjetër kimik arriti të shndërronte dioksidin e sulfurit në acid sulfurik.

 

2-mjegull

 

3-mjegull