Zbulohet jeta seksuale e Hittler, Bonapartas, Sadamit…Musolinit!

Kanga gjatë kohës së luftës në lidhje me Hitlerin që thuhej se ai kishte vetëm nji testikul asht e vërtetë, mirëpo ekspertët e mjekësisë kanë tregue se ai gjithashtu ka pasë penis shumë të vogël.

Martin Phillips, zbulon sekretet intime të disa prej tiranëve të historisë në botë.

 

Adolf Hittler

Martin thotë se arsyeja që Hitleri kishte vetëm nji testikul, ishte nji frustrim seksual për të që e bani të bahet nji maniak i gjenocidit.

Nji raport i SHBA’s tha se Hitleri kishte “tendenca të shtypuna homoseksuale” dhe ishte i njohun për me ftue aktorë të ndryshëm në shtëpinë e tij për shfaqje private.

Napoleon Bonaparta

Përvojat e hershme seksuale të Napoleon Bonapartë’s ishin në lidhje vetëm me prostituta, madje i mori kohë të gjatë deri në momentin kur humbi virgjininë e tij me gruen e parë.

Sadam Husein

Udhëheqësi irakian Sadam Husein kishte tri gra dhe pesë dashnore, mirëpo gjatë tërë kohës përdorte Viagra. Nji nga të dashtunat e tij, Parisoula Lampsos, tha se i pëlqente t’ungjej në karrige, t’ja vnonin nji kapele të kaubojve dhe t’i shikonte n’ekran vrasjet e armiqve të tij.

Musolini

Musolini ishte nji Italian i pangopun i cili e pershkruente monogaminë si të pakonceptueshme. Ai njiherë kishte pranue publikisht: “Unë fle me nga tri ose katër gra çdo mbramje, njana mbas tjetrës.”

Ekspertët kanë vlerësue se gjatë tanë jetës së tij ai kishte fjet me 5,000 gra.

Perandori Nero

Perandori Nero adhuronte tabutë, ai përveç që kishte disa gra, u martue edhe me nji djalë shumë ma të ri se ai.

Gjithashtu thuhet se ai kishte pasë marrëdhanie seksuale edhe me nanën e tij.