Zbulohet laboratori i drogës, 11 shqiptarë në pranga

Policia greke ka godit nji grup kriminal të trafikut të drogës, ku në pranga kanë ra 14 persona, nga të cilët 11 shtetas shqiptarë.

Mediat greke shkruejnë se operacioni i policisë greke në zonën e Atikës, zbuloi nji laborator të përpunimit të drogës.

Droga e llojit kokainë, heroinë dhe hashash i përpunuem kishte për qëllim tregun vendas.

Ende nuk bahen të ditun emnat e personave të arrestuem.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestrue 7 kilogramë heroinë, 850 gram kanabis i përpunuem, 37.6 gram kokainë dhe 5 kilogramë e 506 gram pluhun farmaceutik i përshtatshëm për tjetërsimin e drogës.

Po ashtu janë sekuestru edhe pajisje laboratorike për përpunimin e drogës, nji revole, nji sasi parash prej 13.635 euro si dhe 2500 lekë shqiptare, dy kerre, telefon celularë, peshore etj.