Zbulohet nji shpellë në Kaçanik (foto)

Organizata për mbrojtjen e mjedisit, “Gjethi”, ka njoftue se dje me 28 Shtator 2017, gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të katundit Semajë dhe Izhacë, kompania “Bechtel Enka” hasi në nji shpellë.

“OMMGJ kërkon me urgjencë që punimet të ndërpriten deri në sqarimin e situatës dhe marrjes së mendimit nga profesionistët e kësaj lëmie. Ne konsiderojmë se kjo shpellë mund të ketë rëndësi potenciale në shumë sfera si dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon andaj kërkojmë që të punohet me profesionalizëm. Ne si shoqëri civile jemi dukë shikuar me vigjilencë zhvillimin e kësaj situate dhe kërkojmë që të veprohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit, “Gjethi”.

Shperndaje në: