Zbulohet plani i ISIS për sulme n’Europë

Gjenerali britanik i ngarkuem me operacionet kundër ekstremistëve i udhëhequn nga Shtetet e Bashkueme, Rupert Jones njoftoi sot se asht zbulue informacion i detajuem rreth planeve të të ashtuquejtunit Shtet Islamik për sulme ndaj Europës.

Këto të dhana i ka zbulue inteligjenca britanike që i ka konfiskue nga grupet ekstremiste në Siri.

Simbas këtyne të dhanave, objektivi janë vendet europiane, përfshi Francën.

Simbas informacioneve, gjenerali britanik ka thanë se plan për sulm në Britaninë e Madhe nuk asht gjetë në këto të dhana.