Zbulohet, qe kur kishte me krye sulme terroriste ISIS në Francë

Të dyshuemit e arrestuem fundjavën e fundit në Francë, nën dyshimin për terrorizëm, po planifikonin me krye sulme me 1 Dhetor në zona historike dhe të randësishme mbrenda dhe përreth Parisit, simbas nji burimi të përafërt me hetimin.

Burimet policore kanë ba të ditun se në mesin e caqeve ishin qendra e shërbimeve kundër terrorizmit e Francës në rrethinën e Parisit, Levallois-Perret, zyrat qendrore të policisë franceze për hetimin e krimeve në Quai des Orfevres dhe ndërtesa e gjykatës së naltë buzë lumit.

Po ashtu, cak i sulmuesve të mundshëm tashma të arrestuem ishin edhe parku i Parisit “Disneyland” dhe qendra tregtare “Champs Elysees”.

Caqet dhe data e sulmeve të planifikueme të pesë të arrestuemve u zbuluen falë nji informacioni të gjetun në nji telefon të mençun, simbas policisë franceze.