Zbulohet roli i ri i EULEX në Kosovë

Bashkimi Europian thotë se ka fillue transformimin gradual të misionit të tij në Kosovë, për sundim të ligjit, EULEX.

Prej tash e tutje, EULEX’i ka me u fokusue në mentorim dhe këshillim të autoriteteve kosovare, me qëllim që me u luftue ndërhymja e politikës dhe monitorimit të rasteve të ndjeshme, shkruen AP.

Rastet dhe hetimet kriminale tash kanë me u udhëheqë nga autoritetet kosovare, dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme stafi i BE’s ka me u përfshi.

Misioni i EULEX’it asht në Kosovë që prej vitit 2008.