Zbulohet ‘sekreti’ i bombës në Londër, çka kishte ndodh sikur të shpërthente krejt! (foto)

Bomba që shpërtheu në metron e Londrës jug-perëndimore ishte nji eksploziv i ndërtuem në mënyrë artizanale.

Nga fotografitë e shpërndame në rrjet shihet nji kese plastike me në mbrendësi nji kontejner të bardhë dhe ende me disa drita si ato të zbukurimeve për Kshnella.

Ekspertët e eksplozivëve thonë se bomba e ‘Parsons Green’ mund të kishte vra dheta njerëz nëse ajo kishte shpërthy siç duhet.

Policia anti-terroriste po shqyrton tash bombën “kovë” që nuk arriti me shpërthye plotësisht në stacionin e metros në perëndim të Londrës dhe po ban përpjekje me kapë bombarduesin.

Dëshmitari Sylvain Pennec tha se: ‘Ajo dukej si nji kovë me majonezë. Nuk jam i sigurt nëse ishte nji reagim kimik apo diçka tjetër. Terroristët kanë tentue me përdor dritat e pemës së Kshnellave si ndihmë për shpërthimin, po ashtu ekspertët thonë se kjo pajisje ishte ‘shumë e papërpunueme’.

Ndërsa Gjenerali i Përgjithshëm Chip Chapman tha për Sky News se: “Kjo nuk duket si nji eksploziv si ato të ISIS, por nëse do t’ishte, ai dështoi në mënyrë të konsiderueshme.

Ai shtoi gjithashtu se: “Nuk asht nji eksploziv që funkciononte, në të kundërt shpërthimi do të kishte vra njerëz të shumtë”.

Gjithashtu ai tha se ekspertët janë tue pa nëse ISIS, ose ndonji grup tjetër terrorist kanë me marrë përgjegjësinë për pajisjen.

 

Image

Shperndaje në: