Zbutet kryeministri turk: Jo hakmarrje për organizatorët e grusht shtetit!

Kryeministri turk, Binli Yildirim ka thanë se Turqia nuk ka me u motivue nga dëshira për hakmarrje ndaj organizatoreve të grusht shtetit, dhe ka me ju rikthye sundimit te ligjit.

“Turqia do i rikthehet sundimit të ligjit dhe nuk do të motivohet nga dëshira për hakmarrje në ndjekjen e të dyshuemve si organizator të grusht-shtetit të deshtuem”, ka thanë Yildirim.

Autoritetet kanë arrestue ma shumë se 7500 persona në lidhje me grusht-shtetin e deshtuem që raportohet se u organizue nga nji pjesë e ushtrisë së vendit, shkruen Reuters.
300 persona humbën jetën gjatë përpjekjeve për me marrë pushtetin nga ana e ushtrisë turke.