Zemaj: Ato ministri qe s’kane dhane rezultate, duhet me leshue vet rruge!

Armend Zemaj, deputet i LDK’s, ka thane se nisma e presidentit per me i zbardhe vrasjet e mbasluftes asht e mireseardhun, por nese nuk ka diçka konkrete, atehere ajo mbetet ne leter si gjithnji.

Zemaj ka thane se LDK ka qene e detyrueme edhe moralisht per me i zbardhe vrasjet e eksponenteve te saj, atdhetareve dhe intelektualeve qe kane dhane edhe jeten per kete vend.

Derisa per kthimin e Demarkacionit ne Kuvend, Zemaj tha se kane kalue tash dy muej prej 1 Shtatorit, dhe tash jemi ne nji realitet te ri, ku disa deputet qe jane kunder e disa pro, por simbas tij, edhe Qeveria e ka shfrytezue qe gjate kesaj kohe me mbledh fakte por edhe ka pase takime te shumta qe kane me u pa si ndihmes per me arrite deri te nji konsensus, i cili ne parim ka me qene ma i miri i mundshem.

Kurse sa i perket mundesise se kthimit te nji gjendje jo te mire dhe skenave cfare jemi mesue me i pa ne te kaluemen, Zemaj, ka thane se duhet me pase kujdes ngase edhe ne rajon po shihet se ka  rritje te kercenimeve, e sidomos ndikimi i madh rus.

Deputeti i LDK’s, sa i perket riformatimit te Qeverise,  ka thane se ka disa ministra qe kane dhane rezultate ma te prekshme, por jane disa qe nuk kane dhane rezultate, prandaj vetevetiu ata duhet me leshue rruge.

Keto komente e shume te tjera Zemaj, i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.