Zemaj ‘godet’ prapë VV’n: Pse po tuten nga hetimi ndërkombëtar?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thanë në Info Magazine të Klan Kosovës se asht e çuditshme se qysh Vetëvendosje po i tutet nji hetimi ndërkombëtar për Astrit Deharin.

“Çfarë po mshefin, pse i tuten hetimit ndërkombëtar të pamvarun?”, ka pyetë Zemaj.

“Këto teori konspiracioni që po i përdorni janë të damshme për shoqninë, jo për mue se mue s’ma lanë shej”, tha Zemaj, në debat me deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Haxhiu e Zemaj kanë shkëmbye akuza me njani-tjetrin, por ma të ashpra kanë qenë ato për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari.

Zemaj ka potencue edhe njiherë se Vetëvendosje po e përdor rastin politikisht, por këtë e ka mohue Haxhiu.

“Këta e kanë zhvleftësue shtetin e vet, nuk e njohin shtetin e vet dhe nuk punojnë e nuk angazhohen për shtetin e vet. Mbretnia e Bashkueme në Kosovë ka rol shumë të randësishëm. Ky hetim asht dashtë me u përkrah nga të gjithë na, për me i eliminue këto dyshime të tana palëve, por këta nuk e përkrahin”.

“Këta i tuten nji hetimi të pamvarun, sepse duhet me u kuptue çka mshefin në këtë rast. E keni detyrue familjen mos me i njoftë institucionet e vendit”, ka deklarue Zemaj.