Zemaj i thotë Haxhiut: Vetëvendosja e shtyni në vetëvrasje Astrit Deharin!

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Legjislacion nuk ka kalue pa tensione e akuza në mes të deputetit të LDK’s, Armend Zemaj, dhe deputetes së Lëvizjes “Vetëvendosje” Albulena Haxhiu.

Zemaj gjatë mbledhjes së Komisionit asht përplas me deputeten Haxhiu rreth vdekjes së Astrit Deharit.

Zemaj e ka akuzue Lëvizjen “Vetëvendosje” se e ka shtye të ndjerin Dehari me ba vetëvrasje.

Ai e ka kritikue Haxhiun edhe për fjalorin banal që ajo e ka përdor gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

“A je ti në këtë shtet, të paskan kap edhe ty, po më vjen keq… ti s’e lufton kërkon, ti veç demagogji ban… shërbëtore e krimit je ti me këtë fjalor banal, e keni shty njeriun me e vra veten e tash bani qysh të doni”, i asht drejtue Zemaj deputetes së VV’s, Albulena Haxhiut.

Nderkohë që Haxhiu pati debat edhe me deputeten Selvije Halimi, ku i tha kësaj të fundit se kur e ka ftue për me nënshkrue peticionin për thirrje të seancës për Astrit Deharin, Halimi ka pranue derisa ditë ma parë e ka ndërrue mendjen për nji gja të tillë.

Halimi e pranoi nji gja të tillë tue thanë se e ka ba me qëllim që siç u shpreh ajo “nuk kam dashtë me u ba turp ma i madh”.