Zemaj: Koalicioni me VV’n dështoi për shkak t’individëve mbrenda LDK’s dhe VV’s, jo si mungesë e vullnetit (video)

Deputeti i LDK”s, Armend Zemaj, në Rrokum Roll të TV Rrokum ka thane se LDK ka reague ndaj ministrit te bujqesise, Nenad Rikalo, i cili simbas informatave i ka takue forcave paramilitare serbe.

“Kjo s’ka te baj me etni, duhet me u respektue ligji qe njerezit me te kalueme kriminale mos te jene ne poste udheheqese”, ka thane Zemaj.

Deputeti Zemaj e ka prezentue nji foto ku dyshohet se asht vllau i ministrit te bujqesise i veshun me uniforme paramilitare.

Ai ma tej thekson se, kryeministri s’ka me mujt me mbulue kete te keqe.

“Bajme thirrje qe Prokuroria me hetue kete rast”, ka shtue Zemaj, tue thane edhe se qytetaret i njohin keta per te kaluemen e tyne, shkruen Rrokum.TV

Zemaj ne vazhdim ka fole edhe per zhvillimet politike ne vend, tue thane se kjo qeveri i ka veç 61 numra.

“Ne çdo seance duhet me qene obligative me qene 61 deputetë”, thote Zemaj, ndersa shton se asnji vendim i madh s’ka me mujt me kalue pa opoziten.

Lidhun me bashkepunimin me VV’n, Zemaj thote se nji koalicion me VV’n dështoi, për shkak te ndividëve mbrenda LDK’s dhe VV’s, jo si mungesë e vullnetit./Rrokum.TV

 

Shperndaje në: