Zemaj: Vetëvendosjen e ka krijue SHIK’u

armend-zemaj

Deputeti i LDK’s, Armend Zemaj gjatë nji debati me Albulena Haxhiun e VV’s për rastin e Astrit Deharit, ka deklarue se Lëvizjen Vetëvendosje e ka krijue SHIK’u.

Këto deklarata të Zemajt erdhën mbasi i njajti gjatë ditës në nji komision parlamentar akuzoi VV’n se e ka shty aktivistin e saj Astrit Dehari me u vetvra në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Derisa debatonin në Klan Kosova ma kryetaren e këtij komisioni, Albulena Haxhiun, kjo e fundit tha se deklarata si të Zemajt nuk kanë dhanë as SHIK’u dhe ish-drejtuesi i saj Kadri Veseli.

E menjiherë ju asht kundërpërgjigjë deputeti Zemaj.

“Nuk ju akuzon ai (Kadri Veseli) se asht themelues i jueji”, tha deputeti i LDK’s, tue ju referue periudhës kur Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) ishte drejtue nga sot kryeparlamentari Veseli.