Zeman përsërit qëndrimin e tij: Protestova kur kryediplomati na detyroi me njofte Kosovën

Presidenti i Çekisë Milos Zeman, përsëriti qëndrimin kundër pamvarësisë Kosovës.

Ai tha se gjithmonë ka qenë kundër njohjes së Kosovës, por qysh tha ai, ish-kryediplomati çek Karel Schwarzenberg e kishte detyrue Qeverinë çeke me pranue shtetin e Kosovës.

“Unë gjithmonë kam qenë kundër pamvarësisë së Kosovës”, tha Zeman, përcjell agjencia MIA.

Ai shtoi se në shenjë proteste ka refuzue me emnue ambasadorin e Çekisë në Kosovë dhe ka refuzue me u takue me ambasadoren e Kosovës në Pragë.