Zenun Pajaziti e jep nji lajm për seancën e nesërme

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thanë se seanca e nesërme ka me ju dhane fund spekulimeve të kohës së fundit.

“Mendoj se seanca e nesërme ka me ju dhane fund të gjitha spekulimeve. Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka ba të gjitha pregaditjet dhe përveç votave të partnerëve, besojmë që ka me pasë vota të mjaftueshme për m’i zgjedhe organet e Kuvendit dhe rrjedhimisht për me votue qeverinë”, ka thanë Pajaziti.

“Mendoj se ka mujt me qenë nji interpretim ma ndryshe, përndryshe edhe zotni Krasiniqi e ka sqarue se kandidat për kryetar kuvendi asht zotni Veseli dhe ka me qenë i nominuemi dhe ka me qenë nesër i zgjedhuni i koalicionit, zotni Veseli asht njeriu i duhun për me udhëheqë Kuvendin”, ka thanë ai.