Përveç Azem Sylës, në shënjestër t’EULEX janë edhe 50 të tjerë

azem-syla_0209110912_1

Akcioni i sotëm asht ma i madhi i kryem ndonjiherë në Kosovë për krim t’organizuem.

Lista e të dyshuemve, në mesin e të cilëve asht deputeti Azem Syla asht 51 veta, ka mesue Insajderi.

Mes tyne ka gjyqtarë, zyrtar komunalë, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, etj.

 

EULEX e lyp Azem Sylën, po a asht ai n’Kosovë!

Policia e EULEX’it me asistencë të Policisë së Kosovës që nga mëngjesi ka fillue nji akcion bastisjesh në shtëpinë e Azem Sylës, deputetit të PDK’s në fshatin e tij të lindjes Kishnarekë të Drenasit.

Policia po qendron ende jashtë shtëpisë së tij, ndërsa Policia e EULEX’it vazhdon bastisjen e shtëpisë dhe pronave të tij në këtë fshat.

Burime të Indeksonline thonë se bastisja po kryhet me qellim të dyshimeve se Azem Syla ka falsifikue dokumente në vlerë miliona euro lidhun me pronat.

Mirëpo Policia nuk e ka gjetë Azem Sylën i cili dyshohet se ka ikë jashtë vendit.

 

“Zeri”: Azem Syla kerkohet per 30 milione

Ka nis herët ne mengjesin e sotem aksioni i madh i EULEX, bashkë me Policin e Kosovës, ne kerkim e siper te deputetit te Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, raporton “Zeri”.

Syla dyshohet si udhëheqës i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznise me toka shoqnore, që i ka ba dam buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro.

Aksioni lidhet me rastin e  tokave në Veternik dhe Çagllavicë, ku janë të përfshimë shqiptarë dhe serbë.