Zgjatet afati i aplikimit për subvencione në MBPZHR

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton tanë fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte për vitin 2016 u zgjat deri me 10 Maj 2016, për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, të cilët kanë mbetur pa aplikuar deri më tani”, thuhet në njoftim.

Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njajtë dhe vlen për tana masat mbështetëse, për të cilat asht shpall afati për aplikim nga data 17 Mars 2016.

Për skemën e subvencioneve janë paraparë 23 milionë euro dhe nga ky buxhet pritet të përfitojnë afër 40 mijë fermerë. Ndërkaq në skemën e granteve janë po ashtu 23 milionë euro të parapara si mbështetje në projekte zhvillimore”.